SHBA shton sanksionet kundër Rusisë

Qeveria amerikane tha se ka zgjeruar sanksionet ekonomike ndaj Rusisë duke përfshirë tetë subjekte dhe shtatë persona të tjerë të lidhur me aneksimin e Krimesë.
Departamenti i Thesarit tha të martën se kjo është pjesë e synimit të qeverisë “për të ruajtur trysninë ndaj Rusisë, duke e mbajtur të lartë koston e pushtimit të Krimesë nga ana e saj”.
Në deklaratë thuhej se gjashtë prej personave të përmendur kanë ndihmuar për të mbështetur Bankën e Rusisë, ndaj së cilës u vunë sanksione në vitin 2014 pasi i kishte dhënë mbështetje materiale një zyrtari të lartë rus. I shtati akuzohet se ka lidhje me një kompani që merret me ndërtimin e një baze ushtarake pranë kufirit Rusi-Ukrainë.
Kompanitë ndaj të cilave janë vendosur sanksione përfshijnë Institutin Strojprojekt, një kompani ruse për ndërtimin e autostradave e të tjera.

Artikulli paraprakTakim Rusi-Turqi-Iran për Sirinë
Artikulli tjetërTurqi: Gyleni fajësohet për vrasjen e ambasadorit rus