SHBA ‘shuplakë’ Ramës dhe Thaçit: Nuk kemi inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Uashingtoni zyrtar nuk ka inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh.

Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një interviste  për “Jeta në Kosovë”,  ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, është shprehur Kosnett.

Ai shtoi se, nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.

“Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan.

Sipas përkrahëve të idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pas kësaj ideje fshihej SHBA, por deklarata e sotme e diplomatit amerikan në Kosovë rrëzon çdo pretendim apo justifikim të tillë.

Exit mobile version