SHBA: Turqia, aleati ynë

Shtëpia e Bardhë e dënoi fuqimisht sulmin. Zëdhënësi Josh Earnest tha të martën mbrëma se, “Aeroporti Ndërkombëtar “Ataturk”, ashtu si aeroporti i Brukselit që u sulmua më herët gjatë këtij viti, është simbol i lidhjeve ndërkombëtare dhe lidhjeve që na mbajnë të bashkuar. Ngushëllimet më të thella familjeve dhe të afërmve të atyre që u vranë dhe shërim sa më të shpejtë atyre që u plagosën. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Turqinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë, së bashku me të gjithë miqtë dhe aleatët në mbarë botën, ndërkohë që vazhdojmë të përballemi me kërcënimin e terrorizmit”.
Sulmi është dënuar edhe nga udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian, të cilët u zotuan të qëndrojë përkrah Turqisë si aleatë të saj në luftën kundër ekstremizmit.
Turqia që është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS-it, është duke luftuar po ashtu militantët kurd në pjesën juglindore të saj. ISIS-it, është duke luftuar po ashtu militantët kurd në pjesën juglindore të saj.

Exit mobile version