Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahir është shfaqur sot në Parlament dhe ka rregjistruar emrrin për të diskutuar. Burime nga Parlamenti konfirmojnë një takim kokë me kokë të Tahirit me Ramën.
Takimi Rama-Tahiri është zhvillua pas publikimit të raportit të ‘Freedom House’ ku flitej se Tahiri është i përfshirë në trafikun e dofës, por ka mbrojtjen e Ramës dhe të PS. Në raportin më të fundit të ‘Freedom House’ për Shqipërinë, përmendet edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas kësaj organizate, përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, u zbeh nga dyshimet se ish-ministri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.
Sipas raportit në fjalë, gjatë 2017-ës, pati njëfarë përparimi në luftën kundër drogës. Mirëpo rënia e kultivimit të kanabisit u zbeh pas publikimit të dyshimeve për lidhjet e Tahirit në këtë aktivitet të paligjshëm.
“Megjithë këto njoftime, shumica socialiste në parlamentin e Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorëve për t’i hequr Tahirit imunitetin parlamentar, që ai të mund të arrestohej”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në Shqipëri, pjesërisht falë ndërhyrjes së policisë shqiptare.
“Ndërsa zyrtarët e qeverisë ia atribuan këtë strategjisë së tyre kundër kanabisit, analistët e pavarur argumentuan se mbiprodhimi gjatë tre viteve të mëparshme, krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që e shkurajoi kultivimin e mëtejshëm në vitin 2017”, thuhet në raport.
Freedom house ka arritur në përfundimin se demokracia në Shqipëri është në vend numëro, ndërsa shpeh shqetësim për prirjet e qeverisë Rama për autoritet.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim për bashkpunim me habilajt në trafikun e drogës. Moisi Habilak ndodhet në burg në itali për trafik ndërkombëtar droge. Prokurorët e Katanias kishin krijuar bindjen se Habilajt kishin mbështetjen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe dhe të shefave të Policisë në Vlorë. Por ata nuk arritën të identifikonin me emër konkret shefin e policisë që kishte lejuar trafikun e kanabisit.
Arsyeja ishte shumë e thjeshtë: autoritetet italiane kishin zgjedhur të mos bashkëpunonin me Policinë Shqiptare, pasi kishin kuptuar se Habilajt kishin mbështetje të fortë në radhët e forcave të rendit në vendin tonë.
Vetëm në përfundim të hetimeve të tyre, në tetor 2017, ata nisën bashkëpunimin me agjencitë shqiptare. Në bazë të të dhënave që ata ofruan, Prokuroria për Krime të Rënda arriti të identifikonte me emra konkret drejtuesit e Policisë, të cilët kishin krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme që Habilajt të trafikonin tonelata kanabis.