Shefi i Komisariatit shtyp një qytetare, policia fsheh ngjarjen

Shefi i Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore ka shtypur me makinë një qytyetare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Denoncimi është bërë nga një oficer policie, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Oficeri i policisë shkruan se, policia ka fshehur ngjarjen e rëndë dhe nuk ka marrë asnjë masë për shefin e komisariatit. “Çunat e krimit fshehin krimin! Oficeri dixhital denoncon fshehjen e krimit nga çunat e krimit. Kështu, shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, Gramoz Cjapi, ka shtypur një njeri me makinën e tij private pa siguracion dhe targa dhe policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij! Kanabistët janë mbi ligjin. Droga është ligji i tyre!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe mesazhin e oficerit të policisë.
“Përshëndetje zoti Berisha, unë që po ju shkruaj jam një oficer policie Dvpqb. Para 4 ditësh, shefi Komisariatit të Skraparit tashmë i Urës Vajgurore me makinën e tij me targa të huaja pa letra, pa siguracion, ka aksidentuar një shtetase që sot është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Policia nuk ka marrë asnjë lloj mase ndaj drejtuesit të mjetit që është aktualisht shef i Komisariatit Ura Vajgurore, i cili quhet Gramoz Cjapi. Po ju bashkangjisim dhe një foto që shtetasi G.Cjapi drejtonte ditën e aksidentit. Në këto raste je i paprekshëm ku në krye të kësaj detyre të sjell Partia Socialiste, Rilindja”, shkruan oficeri i policisë.

Artikulli paraprakSi i shpëtoi bariu dy policët e izoluar në kanionet e Nivicës
Artikulli tjetërRama, urdhër Nikollës të bllokojë të gjithë autobusët dhe furgonat