Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues!

“Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet nga forca e plotë e kësaj aleance”, kështu ka paralajmëruar Kremlinin, shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Mark Rutte mbajti sot një fjalim në Poloni, nga ku u takua me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Ky i fundit tha se angazhimi i NATO-s për të mbrojtur vendin do të jetë “shumë i rëndësishëm”.

Rutte nga ana e tij mbështeti deklaratën e liderit polak, duke shtuar: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”.

Ai tha se kjo “duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin” dhe “këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s”.

Kujtojmë seRusia sulmon sot qytetin port ukrainas dhe qytetin e lindjes së Zelensky, raporton Sky News.

Ndërkohë që Moska thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi Detin e Zi. Shiko postimin

Armëpushimi i kufizuar u dakordëusa dje mes dy vendev, por Kremlini thotë se nuk do të fillojë derisa të hiqen sanksionet ndaj Rusisë.

Artikulli paraprakMilorad Dodik shkon në Izrael pavarësisht urdhërarrestit! Nisin hetimet për kalimin e kufirit nga presidenti i Republikës Srpska
Artikulli tjetër“Koalicioni Euroatlantik i pari që ka dalë në program”, Basha: Duam t’ japim SPAK-ut gjithë fuqinë që e meriton për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit