Mbrojtja e civilëve duhet të jetë “e rëndësishme” në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres , duke paralajmëruar se Rripi i Gazës po kthehet në një “varrezë fëmijësh”.
“Operacionet tokësore të Forcave të Mbrojtjes izraelite dhe bombardimet e vazhdueshme po prekin civilët, spitalet, kampet e refugjatëve, xhamitë, kishat dhe objektet e OKB-së , duke përfshirë strehimoret. Askush nuk është i sigurt”, u tha Guterres gazetarëve.
Guterres tha se po kryheshin shkelje të qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe bëri thirrje përsëri për një armëpushim humanitar.