Shefi i stacionit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë pas lirimit nga burgu, pas arrestimit për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Ai u arrestua të djelën, pasi sipas SHÇBA-së, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur disa makina që kanë qenë të parkuara.
Ndërkohë menjëherë pas lirimit, Veliu shprehet se gjithçka ka qenë e montuar dhe se ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur fërkimi i mjeteve.
Reagimi pas lirimit
Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht u ferkua me një automjet tjetër. Nuk kam qenë i dehur.
Testi alkolit është bërë disa orë pas ngjarjes.
Jam lënë i lire pas fërkimit të mjeteve më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkolit, në shkelje ligjore.
Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ja lë në dorë drejtësisë.
Sugjeroj ShÇBA të mos merret me gjëra të vogla por të hetoj korrupsionin te njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri.
Une kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtepi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionera. Kanë vila. Kanë biznese.