Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, Sajmir Rustemi shfaqet në mes të qytetit i veshur civil dhe me pistoletë në dorë.
Pamjet janë publikuar nga “Rozafa” dhe më opas nga disa media e portale.
Shef Rustemi ka reaguar duke u shprehur se, atë ditë ka qenë pushim me familjen e tij kur e kanë njoftuar se dy makina me shpejtësi të llahtarshme siç thotë ai, nuk i kanë ndaluar postbllokut të policisë.
Në këto kushte, Rustemi thotë se, ka shkuar menjëherë në ndihmë të vartësve të tyre.