Shefja e zyrës bllokon shërbimet për qytetarët: “Jam në fushatë”

Qytetarët e zonës së Maqellarës po përballen me një situatë të paprecedentë për aplikimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit.  Sipas denoncimeve të qytetarëve adresuar në “Syri.net”, shefja e kësaj zyre që ofron shërbimin për aplikimin e pasaportave është larguar në Peshkopi për t’u angazhuar në fushatën e socialistëve për fushatën e Muharrem Ramës. Madje, shefja e zyrës ka vendosur edhe një njoftim në derë, ku shkruhet se është ne Peshkopi dhe do të kthehet më datë 2 shtator. Emigrantët shprehen të shqetësuar se detyrohen të presin për të aplikuar për pasaportë, por në fakt koha e tyre është e kufizuar për shkak të angazhimeve që kanë në shtetet ku banojnë dhe punojnë.

Artikulli paraprakPrag-Revolte në Dibër, 11 kriminelët tek votat
Artikulli tjetër6 mashtrimet e Veliajt, përuroi punë publike e doli në TV kur ishte me pushime në Turqi