Ish-deputeti Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se në kohën kur vëmendja është përqendruar tek kriza politike, Edi Rama po vepron nga krahu tjetër duke grabitur shqiptarët.
Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti shprehet se kryeministri ka dhënë së fundmi dy koncesione për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre, segmente këto që sipas Shehajt do t’u kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa Rama sipas tij do të fusë në xhep 200 mln euro.
Ai i ftoi qytetarët shqiptarë që të bashkohen sot në protestën mbarëkombëtare, e cila do të nisë paditen e sotme tek kryeministria në orën 19:00.
“Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh.
Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen. Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh.
Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre. Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike.
Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro. I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!”,-shkruan Shehaj.