Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj kareaguar pas emërimit nga Rama të Damian Gjiknurit, sekretar për Çështje Zgjedhore në PS.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se, ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe ish-drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro, në vend që të ishin në burg, dalin e bëjnë fushatë për Partinë Socialiste.
Sipas Shehaj, Gjiknuri u kap duke blerë vota me kriminelët në Peshkopi, ndërsa Rama e shpërbleu sot me postin në PS.
Postimi i plotë i Agron Shehajt
Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.
Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.
Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë.