Deputeti i PD, Agron Shehaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas sulmittë tij ndaj “Zërit të Amerikës” për punësimet në burgje, ku u publikuan dhe përgjime.
Ndërsa Rama sulmoi VOA-n duke e futur dhe atë në kazanin mediatik, Shehaj i thotë kryeministrit se, është i vetmi zë i së vërtetës në botë duke e inkurajuar të flasë dhe të demaskojë armiqtë.
“Fol Edi, të lumtë goja dhe demaskoji armiqtë e të gjitha ngjyrave. Qëndro krenar dhe i pa mposhtur përballë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Ti je i vetmi zë i së vërtetës në botë, ti je nderi, ti je flamuri!”, shkruan Shehaj.