Shehaj: Më 16 Shkurt t’u tregojmë këtyre pushtetarëve hajdutë që nuk mund të bëjnë çfarë të duan

Deputeti i PD, Agron Shehaj në një intervistë për gazetarin Alen Xhelili të Syri.net tha ndër të tjera, se pse qytetarët duhet të marrin pjesë masivisht në protestën e 16 Shkurtit përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Xhelili: Për gjithë sa folëm, zoti Basha, thotë se zgjidhjen qytetarët do ta gjejnë me 16 shkurt, duke marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare përpara Kryeministrisë. A jeni dakord?
Shehaj: Absolutisht që bie dakord! Bie dakord që kemi nevojë t’u tregojmë këtyre pushtetarëve hajdutë që nuk mund të bëjnë çfarë të duan; që s’po pati reagim, këta kanë për të vazhduar. Se është edhe ajo pyetja që më bëtë ju se “si është e mundur që qeveria ngul këmbë tek tenderi i Unazës”?
-Xhelili: Ngul këmbë sepse nuk ka reagim, se të vetmit që po protestojnë janë ata që po u prishet shtëpia. Po të tjerët?!
Shehaj: Po qe ne nuk protestojmë, nuk kemi për të shpëtuar nga kjo qeveri dhe këta qeveritarë të korruptuar. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se protesta është e vetmja mënyrë që na ka mbetur. Prandaj në datën 16 duhet të jemi të gjithë aty, sa më shumë dhe jo për të ndihmuar Partinë Demokratike të shkojë në pushtet. Nuk është kjo!
Nuk po i bën njeri thirrje qytetarëve, “ju ejani ndihmoni Partinë Demokratike se PD-ja do me çdo kusht pushtetin”, por duhet të vijmë e t’i themi ndal atij që tallet me të gjithë, madje edhe me profesorët duke i quajtur “qen”. E bën me opozitën, e bën me gazetarët, e bën me studentët, e bën me të gjithë dhe, e vetmja mënyrë për ta vënë para përgjegjësisë, është të dalim e të protestojmë.

Exit mobile version