70 milionë euro për 16 km rrugë! Shehaj denoncon vjedhjen me koncesionin e ri

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është diskutuar për ndryshimin e pr/ligjit për Koncesionet dhe PPP. Ddeputeti i PD, Agron Shehaj ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime.
Duke u nisur nga fakti se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas muajit korrik, Shehaj hodhi dyshime dhe kërkoi sqarime nga zv.ministrja e Financave nëse deri atëherë do të jenë dhënë koncesione të tjera. Ai denoncoi një tjetër rast, atë të dhënies me koncesion të rrugës Orikum-Dukat, kur tha se do të jepen 70 mln euro për 16 km rrugë.
Albana Shkurta zv.ministre e Financave: Çdo proces që ka nisur do vazhdojë në kuadër të ligjit në fuqi
Agron Shehaj: Pra do vazhdoni të vidhni…
Lorenc Luka: Pra po riparoni diçka të gabuar që keni bërë. Mos ndoshta abuzoi minsitri i kaluar? Bëri veprime të papërgjegjshme? Duhet të kete një arsyetim pse sillet sot ky pr/ligj? FMN dhe opozita prej vitesh kanë kërkuar të ndalohen këto PPP se po rrisnin borxhin publik në mënyrë kriminale.
Albana Shkurta zv.ministre e Financave: Puna për përgatitjen e këti pr/ligji ka kohë që ka filluar. Ka qenë në diskutime. Në hartimin e këtij pr/ligji janë marrë parasysh sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare por edhe rekomandimet apo komentet e marra nga ambienti brenda vendit. Ne mendojmë që ky pr/ligj adreson shqetësimt që kemi marrë. Këto projekte nuk është se nuk do ofrohen më, por eleminohet marrja e iniciativës nga nga privatët përmes një oferte të pakërkuar.
Ndryshimet nw ligjin pwr Koncesionet dhe PPP
Ligji ri, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku i këtij viti do të sjellë një ndryshim në menaxhimin dhe kontrollin e PPP-ve.
Me ligjin e ri nuk do të mund të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, përveçse në porte aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.
Gjithashtu do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe do të forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP dhe gjatë zbatimit të kontratave.

Exit mobile version