Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, krahas kërkesës për intensifikim të protestës dhe shtrirjen e saj në rrethe i kërkon Luzlim Bashës, që në ofertën e tij politike, qeverinë teknike ta vendosë kusht jo vetëm për 18 qershorin, por për çdo palë zgjedhje parlamentare në të ardhmen. Kjo sipas tij i shërben çdo force politike dhe të ardhmes evropiane të vendit. Shehi: Oferta politike është kjo që gjykoj unë: Një qeveri kujdestare që ripërsëritet çdo katër vjet 3 muaj para zgjedhjeve. E dyta, në shkëmbim të saj të rihapen problematikat që kanë të bëjnë me drejtësinë, me ligjin. Sepse krijohet ideja se këto që janë këtu nuk e duan vettingun, këta e duan të parët. Nëqoftëse duhet të tremben nga vettingu, duhet të tremben këto të tjerët. Aleatët e Partisë Demokratike, vlerësojnë 12 ditët e protestës së vazhdueshme të opozitës, por sugjerojnë ndryshim të strategjisë. Demokristiani Nard Ndoka, i sugjeron kryetarit të opozitës Lulzim Basha, që krahas protestës të jetë i hapur dhe për dialog politik, ndërsa ka një thirrje të hapur për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ndoka: Të ketë një përgjigje politike përfundimtare nga zoti Meta, jo të rrijë i dyzuar në presionin dhe presingun e kryeministrit Rama. Të shprehet publikisht dhe politikisht sesi e gjykon ai, se mund të shkohet në zgjedhje pa standardet e zgjedhjeve dhe me një qeveri të inkriminuar. Gjuhë më të ashpër përdori kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i cili kërkon radikalizim të protestës në ditët e ardhshme, ndërsa thekson se në qoftë se Rama nuk dorëhiqet, vendi rrezikon një skenar të ngjashëm me vitet 1997. Spahiu: Do të jetë me pasoja shumë të rënda një konfrontim popullor mes popullit dhe qeverisë dhe kjo duhet medoemos shmangur, por këtë e ka në dorë vetëm një njeri, çmenduria ose gjakftohtësia e Edi Ramës. Opozita po diskuton mundësinë e rikthimit të një proteste masive në bulevard, ndërsa është e vendosur të vijojë protestën në të ashtuquajturën “çadra e lirisë” deri në arritjen e objektivit politik, krijimin e qeverisë teknike.
Kryesore
Continue to the categoryBeteja për çlirimin e demokracisë sapo ka fillue…!
Nga Ardi Stefa
Edi Rama e mori mandatin e katërt...
PD për të katërtën herë humbi. Kësaj here më thellë se çdo herë tjetër. 300.000 vota...