Shehu: Bashkia fond të veçantë për t’u paguar energjinë familjeve në varfëri ekstreme

Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s’kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t’u vijnë

Banorët: Na kanë lënë me muaj në errësirë, sot na thonë na jepni votën t’u lidhim dritat

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Rreth-Kale, Vajmëdhej dhe Reç. Infrastruktura rrugore dhe bujqësore si dhe furnizimi me ujë janë problemet parësore të banorëve. Shehu theksoi se ndërmarrjet e Bashkisë, ajo e Mirëmbajtjes, Ujësjellësi dhe Bordi i Kullimit do të vihen në punë 24 orë për t’u shërbyer banorëve, në përmirësimin e infrastrukturës, ujësjellësin dhe riparimin e pastrimin e kanaleve vaditëse.
“Në postin e kryebashkiakut që në ditën e parë do të punoj për lidhjen e ujësjellësit nga lagjja Sheh i Sipërm me Sopanitin. Do të vazhdojmë zgjatimin e kanaleve vaditës, riparimin dhe pastrimin e tyre. Këtë do ta bëj me bordin e kullimit që i është transferuar Bashkisë. Dhe e kam unë të drejtën për të marrë vendimin se ku do t’i përdor ato njerëz dhe ku do t’i përdor ato para.
Infrastruktura për mua do të ndahet në dy kategori. Infrastruktura e fshatrave që sot nuk ju sheh kush me sy kur bashkia ka një ndërmarrje të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata njerëz do të marrin rrogat për të punuar për ju. Por ka edhe projekte të mëdhaja dhe ato janë projektet e zhvillimit. Unë do të bashkëpunoj me institucione ndërkombëtare për ti realizuar,” -theksoi Shehu.
Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu u njoh dhe me shqetësimin e banorëve për furnizimin me energji. Banorët u ankuan se dhe pse ua kanë ndërprerë energjinë, pasi s’kanë mundësi ta paguajnë, faturat vazhdojnë t’u vijnë. Ata treguan se së fundmi punonjësit e OSHEE –së u kanë premtuar lidhje të energjisë në këmbim të votës, por u shprehën të bindur se pas zgjedhjeve do t’ua presin sërish.
Sherefedin Shehu: Tre muaj ja kanë prerë dritat por i vinte fatura edhe pse i kishin prerë.
Banor: Po dhe mua mi kanë prerë e tani thonë më jep votën, të japi dritat. Këto metoda përdorin.
Banor: Na koritën (turpëruan) vendin, tokën dhe njerëzit në vorre (varre). Duke e njohur njeri pa familje, pa edukatë, pa moral, hajdut, jepëm votën, çfarë kërkon populli më?! Duhen larguar një orë e më parë.
Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë më asnjë familje që do të rrijë në errësirë se s’paguan dot energjinë. Bashkia do të vërë në dispozicion një fond të posaçëm për familjet në pamundësi ekonomike për t’u paguar faturën e energjisë që fëmijët të kenë mundësi të mësojnë në dritë.
Shehu foli për prioritet e tij edhe në njnë postim në FB. “Në takimin në Rreth-Kale dhe Vajmëdhej banorët më thanë se infrastruktura dhe ujësjellësi janë problemet parësore. Në postin e kryebashkiakut që ne ditë e para do të punoj përlidhjen e ujësjellësit nga lagjja Sheh i Sipërm me Sopanitin. Do të vazhdojmë zgjatimin e kanaleve vaditës, riparimin dhe pastrimin e tyre.
Këtë do ta bëj me bordin e kullimit që i është transferuar bashkisë. Dhe e kam unë të drejtën për të marrë vendimin se ku do t’i përdor ato njerëz dhe ku do t’i përdor ato para. Infrastruktura do të ndahet në dy kategori. Infrastruktura e fshatrave që sot nuk ju sheh kush me sy kur bashkia ka një ndërmarrje të mirëmbajtjes së rrugëve. Ata njerëz do të marrin rrogat për të punuar për ju. Por ka edhe projekte të mëdhaja dhe ato janë projektet e zhvillimit. Unë do të bashkpunoj me institucione ndërkombëtare për ti realizuar” shprehet Shehu në një prononcim në Facebook..
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe zhvillimi i turizmit janë prioritetet e shpalosura nga zoti Shehu. Që vitin e parë, do të nis rehabilitimi i infrastrukturës rrugore dhe investimet për furnizimin me ujë të pijshëm ndërsa në planin afatgjatë zhvillimi do të bëhet i planifikuar dhe për këtë do të hartohet plani i zhvillimit urban për Bashkinë e Dibrës. Të Premten, Kandidati demokrat, Sherefedin Shehu shpalosi para dibranëve programin e tij për drejtimin e Bashkisë, program i cili gjeti mbështetjen e fortë të qytetarëve. Shehu renditi para dibranëve prioritetet e tij, ndërsa citoi se në programin e tij parashikohet asfaltimi i çdo blloku banimi dhe rivitalizimi i hapësirave të gjelbërta në qytet, Unaza e madhe e Peshkopisë, ndërtimi i parkut të gjelbërt të qytetit të Peshkopisë, asfaltimi i rrugëve turistike drejt Korabit, Lurës, Selishtës, Dardhës, Reçit, Muhurrit, Arrasit, rrugët e fshatrave Dovolan, Majtarë, Melan, Staravec, Shimcan, Zimur, Bellovë, Rabdisht, Zagrad, Cerjan, Vrenjt, Limjan, Shumbat, Venisht, Dypjakë, Sllatinë, Kalle, Zall-Kalis dhe Tejs-Radomirë. Në mënyrë të veçantë, Shehu u ndal tek punësimi, ndërsa tha se Dibra do të shndërrohet në një kantier të madh pune dhe punësimi.

Artikulli paraprakFoto pa koment!
Artikulli tjetërMjeku i dënuar për korrupsion në krah të kandidatit të PS në Dibër