Pak minuta pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për Bypass-in e Fierit, ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu i cili tha se rama me këtë projekt kërkon të harxhojë miliona euro për një riparim të rrethimit tek Sheshi Ali Pasha.
“Kryeministri ynë « surealist » kërkon që shqiptarët ta shikojnë Shqipërinë, Tepelenën, Gjirokastrën vetëm nëpërmjet syzave të tij 3D!
Mbasi publikuat sot në fb tuaj një vizatim foshnjarak në 3D për të ashtuquajturin « by pass » të Tepelenës, jeni rrugës duke shkuar vetë aty për të mashtruar njerëzit…
Një By pass ky që vetëm By pass nuk është.
Kërkoni të harxhoni shumë miliona Euro për disa riparime të rrotullimit ekzistues te Sheshi Ali Pasha, për disa troturae poshtë Kalasë, që vetëm riparim u duhet, për një « riveshje » të rrugës 2 km e veshje me pemë të saj, kur aty pemë ka me shumicë etj si këto.
Ky qenka By Pass i Tepelenës i shpallur me shumë zhurmë nga ju disa muaj më parë, punimet e të cilit do fillonin prej kohësh!!!
Po rruga Kardhiq- Delvinë ku është, e keni deklaruar disa herë në 3 D?!
Diçka, kur t’i afroheni Fierit kujtohuni edhe për atë By Pass të vërtetë aty; e keni harruar prej 5 vitesh? Së paku na ngushëlloni me 3 D!
Shehu i sugjeron kryeministrit me ironi, që të pyesë kryebashkiakun Tërmet Peçi lidhur me kultivimin e kanabisit në Vlorë dhe Tepelenë.
Pasi sipas Shehut, ai është mëse i informuar për këto aktivitete.
“Dhe së fundi, gjatë festës së sotme që do keni me Tërmetin, pyeteni atë se si po ecën tashti kultivimi masiv i Kanabisit, prej Tepelene në Vlorë, duhet të jetë mirë i informuar, e ka për detyrë edhe sipas ligjit”, thotë deputeti demokrat.