Shehu ka një pyetje për Majkon në lidhje me deklaratën e Gjuriçit për diktatorin Hoxha

Deputeti demokrat Tritan Shehu i është përgjgijur ministrit të Diasporës Pandeli Majko. Pas reagimit së Majkos ku shprehej se Tritan Shehu u tregua i papërgjegjshëm pasi lidhi lëvizjen e lirë për të cilën u shpreh Majko, me ndryshimin e kufijve, në një reagim në ‘Facebook’ deputeti demokrat thotë se Majko kolaudoi deklaratën e tij lidhur me rrëzimin e kufijve Shqipëri-Kosovë.
Madje në lidhje me drejtorin e zyrës për Kossovën Marko Gjuriç, Shehu ka një pyetje: Sa per Gjuric-in qe ma permend, dua ta pyes Z. Majko, pse nuk reagoi ai ose dikush nga Rilindja kur ai person nga Beogradi, duke ja perdorur deklaraten kerkoi te ngrere ne piedestal te patriotizmit shqiptar figuren antikombetare te Enver Hoxhes?!
Postimi i plotë:
Nje pergjigje e shkurter per Z.Majko:
Ai vetem mbas disa ditesh me pergjigjet e kerkon te beje “kolaudimin” e permbajtjes se nje deklarate te tij, ne emer te Kryeministrit (e thote ai vete kete), duke u perpjekur ta “ule” kuptimin e saj ne realitet!
Edhe kaq mire, me mire vone se kurre, me mire pak se hic!
Te shpresojme se dhe te tjeret, qe kane iniciuar deklarata jashte realitetit, mbas ose gjate “festes se birres”, te fillojne t’i ri interpretojne ato…..; ne fakt dicka e tille ka ndodhur dhe po ndodh, por shume ngadale e me oshilacione.
Sa per Gjuric-in qe ma permend, dua ta pyes Z. Majko, pse nuk reagoi ai ose dikush nga Rilindja kur ai person nga Beogradi, duke ja perdorur deklaraten kerkoi te ngrere ne piedestal te patriotizmit shqiptar figuren antikombetare te Enver Hoxhes?!
Per hir te se vertetes dua t’i kujtoj Z.Majko se te gjitha keto shqetesime une i kam publikuar prej ditesh, por pa asnje reagim….

Artikulli paraprakSkandali, Akademia e Policisë kthehet në akademinë PS, fitues 150 të rinj të FRESSH
Artikulli tjetërDy motivet e dyshuara të masakrës së Vlorës me 8 të vrarë