Shehu: Rama po përdor te shqiptarët vaksina të skaduara

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan në një postim në rrjetin social se, vaksinën kineze OBSH nuk e rekomandon as për vendet e Afrikës, dhe akuzon qeverinë Rama për futjen dhe injektimin e vaksinave kineze te qytetarët shqiptarë.

“Alarm e rrezik real nga vaksina kineze që po përdoret në Shqipëri! Edhe OBSh, që e ka nivelin e kërkesave të sigurisë shume më të ulët se EMA apo FDA, nuk rekomandon përdorimin e vaksines kineze, si të pa efektshme. Ndërsa Rama mburret se po vaksinon shqiptarët me këtë vaksinë me etiketa turqisht e datë skadence tashmë të kaluar prej javësh!

Pra shqiptarët jo vetëm nuk po marrin diçka që u serviret vendeve e popujve të Europës, por ata po marrin edhe më keq, po marrin atë çfarë OBSh nuk e rekomandon as per vendet e Afrikës, ku vlen së paku vetëm miratimi e rekomabdimi i saj”, shprehet Shehu.

Sipas tij, rreziku këtu qëndron përveç të tjerave edhe në faktin se duke u “ofruar” një vaksine e tillë krejt e pa sigurtë në eficience (gjermanet e japin vetem 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit të sigurisë”, që duke të çuar te ulja e masave mbrojtëse e kontrolluese për t’i rënë borive të “fitores”.

Artikulli paraprakGjekmarkaj: Këto zgjedhje janë vjedhur, kryeministri është i interesuar që debati të zhvillohet te PD
Artikulli tjetërShtohet prodhimi i kanabisit në të gjithë vendin, po kultivohet në sera e magazina