Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Martaneshit, ku është shembur galeria e një miniere.
Ende nuk bëhet i ditur numri i minatorëve që janë bllokuar brenda galerisë së shembur.
Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar disa auto-ambulanca që janë nisur nga Bulqiza.
Dyshimet janë se fillimisht ka pasur rrjedhje gazi dhe më pas shembje të galerisë.