Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar ashpër ndaj prishjes së bizneseve në zonës e njohur si “Selvia” në Tiranë.
Ajo akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Veliaj për këtë akt ndaj pasurisë së qytetarëve të pambrojtur.
Tabaku bëri thirrje që qytetarët të bashkohen përpara se prona dhe shtëpia e tyre të bëhet pre e dhunës diktatoriale të qeverisë.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim.
Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur.
Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie.