Shembja e banesave, Tabaku thirrje qytetarëve: Të bashkohemi para se shtëpitë tona të jenë pre e dhunës së qeverisë

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar ashpër ndaj prishjes së bizneseve në zonës e njohur si “Selvia” në Tiranë.

Ajo akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Veliaj për këtë akt ndaj pasurisë së qytetarëve të pambrojtur.

Tabaku bëri thirrje që qytetarët të bashkohen përpara se prona dhe shtëpia e tyre të bëhet pre e dhunës diktatoriale të qeverisë.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim.

Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur.

Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie.

2 41

Exit mobile version