Nisin sërish tensionet në Vlorë për shembjen e banesave. Banorët janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë shembjet.
Në vendngjarje ndodhen edhe punonjës të FNSH-së, të cilët kanë vendosur një kordon rreth objektit që po prishet aktualisht.
“Na gritë na lekët, vini bëni sehir, banditë”, janë shprehur banorët.
Kujtojmë se IKMT-ja ka nisur sot sërish aksionin në Radhimë për të prishur objektet që një ditë më parë u lanë pa shembur pas përplasjeve që patën me pronarët. Sot në terren ndodhet edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së.