Zyrtarët tajlandezë po përdorin mjete të vogla për të gërmuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Bangkok për të shpëtuar të mbijetuarit.
Duke qenë se është një ndërtesë e papërfunduar, raportohet se nuk ka ujë të rrjedhshëm, kështu që të bllokuarit brenda nuk do të kenë ujë për të pirë, thanë zyrtarët.
Ata u shprehën se kanë zbuluar të paktën 15 persona të gjallë nën rrënoja. Disa prej tyre kanë mundur të bërtasin dhe të bëjnë zhurmë, ndërsa të tjerët janë zbuluar për shkak të lëvizjeve të tyre dhe nxehtësisë së trupit.
“Ende nuk e humbim shpresën dhe dëshirojmë që të kemi lajme të mira”, thanë zyrtarët.
15 personat raportohet se janë shumë thellë nën rrënoja, rreth 5 deri në 10 metra.
Rreth 100 punëtorë ndërtimi ende rezultojnë të zhdukur dhe 6 të tjerë janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së ndërtesës.