Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, ARRSH, Bashkia Kolonjë dhe kompania e punimeve paditen në SPAK

Një padi është ngritur në SPAK në lidhje me shembjen e rrugës Korçë-Ersekë, ku avokati Esmerald Xhafa, ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme një padi kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë së kontraktuar për punimet.

Siç mësohet, organet janë paditur për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në depozitimin që ka kryer, avokati Xhafa ka bashkëngjitur me akuzën edhe pamje filmike, ku ai pretendon se fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin, i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Exit mobile version