Shembja e Teatrit/ Kumbaro refuzon seancën në Parlament

Artistët në Komisionin e Medias kërkuan që Teatri Kombëtar të futet në zonen e monumenteve të Kulturës dhe akuzuan ministrinë së në 4 vite nuk kanë investuar asnjë qindarkë në restaurimin e Teatrit Kombëtar. Ministrja e Kuluturës. Mirela Kumbaro ka refuzuar të shkojë në Komisionin e Medias për të dhënë sqarime për shembjen e Tearit Kombëtar. Në mungesë të Kumbaros, deputeti Fidel Ylli tha që nuk ka asnjë vendim për shembjen e Teatrit, por ka një dëshirë politike të Kryeministrit për një Teatrër të ri.
Si artistët, ashtu edhe deputetët bien dakord për vlerat historike që mbart Teatri Kombëtar, por qëndrimi i tyre ndryshon në rikonstruksionin e tij apo ndërtimin e një Teatrit të ri mbi rrënojat e godinës së vjetër. Edhe pse ministrja Kumbaro mungonte, në seancën dëgjimore në komisionin e medias, artistët u shprehen se Ministria e Kulturës në 4 vite nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për Teatrin, ndërsa ngriti shqetësimin se aty jepen 3 shfaqje për fëmijë ku rrezikojnë jetën 600 fëmijë
Kastriot Çipi, regjisor: Në programin elektoral 2013-2017 premtohet rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar, në 4 vjet nuk paguhet asnjë qindarkë.
Tetari Kombëtar shkaktoi debate dhe akuza mes deputeëve të mazhorancës dhe opozitës.
Albana Vokshi: Mos krijojmë alibira pa lidhje që ska lek buxheti kur nuk dihet sa do kushtojë.
Fidel Ylli: Godina është jashtë funksionit
Albana Vokshi: Pse është jashtë funksionit?! Spese e keni lënë…
Luçiano Boçi: Si mund të jetë i bukur një teatër i rrethuar nga 7 kulla, unë këtë nuk e kuptoj dot.
Artistët kërkojnë ligj të ri për artin dhe kulturën, ku të përcaktohet qartë statusi dhe buxheti për Teatrin Kombëtar dhe teatrot në rrethe. Ndërkohë më herët kryetarja e komisionit Albana Vokshi ndaloi mbledhjen e komisionit duke nxjerrë jashtë median për shkak të konferencës së PD, me arsyetimin se komisioni nuk do të kishte vëmëndjen e duhur.

Exit mobile version