Ka nisur në Gjykatën në Kushtetuese seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Padia në Kushtetuese u bë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në vitin 2019. Kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit deklaroi se është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë, rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.
- Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar.
- Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.
- Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit.
- Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të godinës.
- Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture.
- Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike.
- Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës.
- Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike.
- Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin.
- Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm.
- Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit.
- Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje.
- Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën.
- Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë.
- Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës.
- Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion.
- Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure.
- Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
- Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.
Në Padinë e Presidentit thuhet se ligji është antikushtetues pasi paracakton garën. Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.
- Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
2. Përfaqësues të Europa Nostra
3. Përfaqësues të KLSH
4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
7. Erjon Veliaj
8. Arbi Mazniku
9. Toni Gogu
10. Behar Zeneli
11. Artan Lame
12. Artan Shkreli
13. Mirela Kumbaro
14. Elva Margariti