Shembjet e ndërtimeve në bregdet, reagon Ademi: Duhet mbështetur sezoni turistik. Jo vendime arbitrare

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka folur sot për aksionin e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për sembjen e ndërtimeve pa leje në gjithë zonën bregdetare.

Në reagimin e saj, Ademi është shprehur se, duhet mbështetur sezoni turistik, dhe se sipas saj, nuk duhet të merren vendime arbitrare.

Reagimi plotë i kryebashkiakes Ademi

Sot është hapur zyrtarisht sezoni veror në plazhin e  Velipojës, më i preferuari nga shkodranët, veriorët e më tej. Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një sezon turistik të suksesshëm, duke shpresuar që masat e autoriteteve shtetërore për pandeminë, të shkojnë duke u lehtësuar.

Në përgjigje të interesit të gazetarëve, u jam përgjigjur pyetje jo vetëm lidhur me hapjen e sezonit, i cili do të vazhdojë me aktivitete në zona të ndryshme turistike, por edhe problematika të ndryshme që lidhen me të.

#MiresevinineVelipoje

 

Artikulli paraprakPolicia terror ndaj banorëve të Lumasit, i tërheq zvarrë, nuk kursen as fëmijët dhe gratë
Artikulli tjetërUrdhër nga lart policëve të “Shqiponjave”: Mos i prekni trafikantët e drogës!