Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për problemet me shëndetin, shqiptarëve iu duhet te paguajnë nga xhepi.
Shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve për shëndetësinë, rekord në Europë. Jo më larg se në Mal të Zi, vend me 600 mijë banorë, qytetarët paguajnë 30% të shenzimeve, ndërsa shteti 70%.
“Arsyet se pse ne paguajmë kaq shumë nga xhepi janë mungesa e ilaçeve në spitalet dhe Qendrat Shëndetësore, që nga aget, serumet e deri tek kurat kundër kancerit që janë me mungesa. Të tjera arsye janë pagesat, rryshfetet që u japim mjekëve, korrupsioni. Koha e gjatë e pritjes për një skaner, eko, diagnostikime të tjera, mungesa e aparaturave, bën që njerëzit t’i drejtohen privatit ose jashtë vendit.
Megjithëse ne paguajmë më shume kontribute shëndetësore, po paguajmë edhe më shumë nga xhepi. Këto pará nuk dimë ku shkojnë, ose më saktë shkojnë për konçensione, që janë të gjitha në SPAK, si sterilizimi, check-up. Një palë gëeshërë kirurgjikale kushtonin 120 euro. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara së fundmi, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7% nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.
Paratë publike gjithashtu ikin për kurimin hashtë vendit të funksionarëve të lartë të shtetit. Ne kemi paguar për presidentin, paradoksalisht për zv.ministrin e shëndetësisë, ministra, deputete, prokurorë e gjyqtarë, por jo për njerëz të thjeshtë, që kur iu bie halli marrin ose borxh, ose kredi, ose ndërmarrin fushata donacionesh për operimin e fëmijës apo për vete. Në Shqipëri është hall po të të bjerë halli“, tha Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.