Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë me konkluzione madje që, të jesh drejtues biznesi, të kesh një sipërmarrje, ngarkesa juaj mendore është e shumëfishuar. Sot në Business Plus, do flasim për një nga temat më të stigmatizuara të shoqërisë shqiptare, shëndeti mendor, me dr. Psikiatër Neli Demi.