Shëngjini drejt katastrofës, flakët e mëdha po i afrohen qytetit, pushuesit braktisin plazhin

Flakët në Shëngjin që kanë filluar që nga orët e mbrëmjes së djeshme po e çojnë qytetin drejt katastrofës.

Orët e fundit mësohet se ka pasur edhe një shpëthim të fuqishëm, por ende nuk ka një raportim të saktë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë që raportohet se zjarri i është afruar edhe varrezave të qytetit.

Në këtë moment në terren ndodhen zjarrëfikëse nga Lezha, Mirdita, Kurbini, Mati, Tirana si dhe forcat e ushtrisë.

Flakët e zjarrit kanë trembur edhe pushuesit të cilët kanë nisur të largohen, ndërkohë që flaka favorizohet edhe nga era e fortë.

Flakët i afrohen benzinatit dhe pallateve!

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke ndjekur me shqetësim situatën e rëndë që po shkaktojnë zjarret në Shëngjin. Në një shënim në Fb, Berisha ka paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe, pasi zjarri po i afrohet një pike karburanti.

Berisha, në shënimin e tij në Fb, ka publikuar edhe pamjet tronditëse që i janë dërguar nga qytetarët, që po ndihen pa mbështetje nga shteti në këtë ditë pasigurie të madhe si kjo. “Prag katastrofe në Shëngjin!, shkruan Berisha. Flakët e zjarrit iu afrohen benzinatit dhe pallateve në Shëngjin! Pushuesit braktisin qytetin! Asnje ndihmë apo ndërhyrje nga narkoqeveria. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Berisha.

Zjarri po vjen deri të pallatet ku janë pushuesit. Kemi edhe një benzinatë aty afër. Kanë frikë njerëzit se është edhe një benzinat aty afër, ishalla nuk merr flakë, se do të ketë pasoja të mëdha.

Pushuesit po largohen nga Shëngjini. Narko shteti nuk po e vret trurin fare për këta njerëz që janë me pushime.Po e postuat, anonim ju lutem, se ku i dihet me këta”.

Exit mobile version