Shënim/ A do jetë Manastirliu objekt i ri i SPAK-ut?

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Manastirliu ka qëndruar brenda ambienteve të SPAK për 2 orë e 15 minuta.

Pyetja që shtrohet është nëse do jetë Manastirliu objekt i ri i SPAK-ut ashtu siç është folur për një kohë të gjatë apo vërtet është thirrur, ashtu si ajo deklaroi, thjesht në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen.

Duhet thënë se emri i Manastirliut është përmendur shpeshherë për aferën e sterilizimit dhe nuk do jetë çudi nëse edhe ministrja e sotme e Arsimit dhe Sportit do merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Nëse kjo ndodh, atëherë me të vërtetë që Edi Rama është i pari Kryeministër i Shqipërisë që shumicën e ministrave i ka nën akuzë nga SPAK-u, kurse vetë me një pjesë tjetër është në pritje.

Exit mobile version