Si për të vijuar një traditë të konsoliduar, tashmë, se të gjithë ata që priten të arrestohen, venë më parë për t’u rrëfyer të Fevziu, edhe Sali Berisha ndoqi këtë të enjte shembullin e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe Arben Ahmetajt.
I ftuar në emisionin “OPINION”, Berisha lëshoi deklarata, pa marrë parasysh inflacionin e tyre, të lloji: Pas fitores së zgjdhjeve të 2025, ai do t’i ftonte shqiptarët në referendum për ta përzgjedhur si Kryeministër (kujtojmë këtu se të hënën, më 18 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit dhe për hapjen rrugë për dhënien nga gjykata të masës “arrest me burg”) apo të tipit se mes tij dhe Edi Ramës, shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë Sali Berishën (Imgjino që me këtë deklaratë edhe Flamur Noka do ketë qeshur, pavarësisht se në fshehtësi të plotë!).
Duke qenë se Sali Berisha nuk mban përgjegjësi për asgjë nga ato që thotë, sigurisht që këto dhe “perla” të tjera nuk është se i kanë bërë kujt përshtypje.
Një detaj mjaft interesant që kaloi pa u komentuar ishte deklarata e tij se me ndryshimet e reja statutore të “Rithemelimit”, Kryetari i Grupit Parlamentar është njëkohësisht edhe nënkryetar i Partisë.
Pra, me ndryshimet e reja statuore, Gazment Bardhi është emëruar nga Sali Berisha si nënkryetar i grupimit të “Rithemelimit”.
Nuk mund të kuptohet ndryshe akrobacia e Bardhit, që nga një dashnor i zjarrtë i SPAK-ut dhe i Reformës në Drejtësi, është shndërruar në një kamikaz mbrojtës të Sali Berishës, që sulmon mëngjes e mbrëmje SPAK-un dhe Gjykatën me gjuhën e Berishës.
Nëse Bardhi është joshur nga oferta për të qenë nënkryetar i Partisë së Argitës, po deputetët e tjerë që ndjekin Bardhin a janë në dijeni të këtij pazari?
Nëse për Bardhin mund të gjendet ndonjë cep në listën e Rithemelimit, po për deputetët që ndjekin Bardhin a do të ketë vend, duke qenë se vendet do të jenë shumë të pakta, ndërsa ambiciet dhe kërkesat shumë të mëdha?
Këto pyetje janë hipotetike se edhe vetë Bardhi nuk është se ka gjë të sigurt, sepse deri në vitin 2025, si po marrin punët, nuk do të ketë as Rithemelim as Parti të Berishës, ndërsa ajo që do ngeli nga “Foltorja” do jetë e ngjashme me partinë e Kujtim Gjuzit.