Shënim/ Edi Ramës nuk i intereson Reforma Zgjedhore, ndaj Bardhi dhe Noka sot ishin në shërbim të tij

Për të kuptuar opozitarizmin e vërtetë të Nokës, Bardhit dhe deputetëve të tjerë të “Rithemelimit” mjafton të shohësh sjelljen e tyre të sotme përballë Damian Gjiknurit dhe deputetëve të tjerë të PS-së dhe ta vësh përballë sjelljes së tyre me deputeten Flutura Açka.

Kontrasti është shumë i madh.

Sot kishte këlthitje të lehta, përballë Açkës hungërima dhe ulërima të forta.

Sot s’kishte përplasje verbale, Açkën ishin gati ta merrnin me gjithë karrige e ta hidhnin tej.

Sot nuk kishte përplasje fizike, me Açkën dhe Bakiun vetëm një fije i ndau nga një gjë e tillë.

Ja, kjo është “opozita” e vërtetë.

Me njëri-tjetrin të hanë kokat, ndërsa me Damianin dhe të tjerët “opozitarë, por vëllezër”.

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bllokohej mbledhja e Reformës Zgjedhore, për çudi sot aty nuk kishte asnjë gardist dhe punonjës të Kuvendit për të ndaluar përplasjet dhe mësymjet e deputetëve uzurpues dhe bllokues të punimeve.

Të ketë bërë garda me kokën e vet këtë dhe Edi Rama të mos dijë gjë?/ Namir Lapardhaja

Exit mobile version