Gaztori i Berishës dhe mediat e Edi Ramës i kërkojnë Lulzim Bashës të flasë për Berishën, të dy palët për të njejtën arsye.
Pse po e kërkon Gaztori?
Kjo është pyetja. Të mbrojë Berishën?
Natyrisht Gaztori e di mirë që Basha nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Basha i ka dalë borxhit Berishës dy vjet më parë. I ka treguar çfarë do t’i ndodhte atij, partisë dhe Shqipërisë. Tashmë Berisha duhet të përballet me fatin e tij.
Atëherë i bie që Gaztori po kërkon që Basha ta sulmojë Berishën? Po pse? Kjo ka disa arsye. Duke qënë se Basha nuk merret më me Berishën ky është problem i Gaztorit që shpresonte që beteja mes demokratëve së cilës ai u mundua t’i hedhë benzinë do të vazhdonte, shpresonte deri në fundin se mund të ishte ai shpëtimtari. Fiks gaztor (Ai që bën të tjerët të qeshin). Por duke qenë se Basha nuk po merret me Berishën por vazhdon takimet me qytetarët cep me cep të vendit ( gjë të cilën Gaztori s’e ben dot) kjo e ka dëshpëruar Gaztorin i cili tashmë është i “padëshiruar ” nga të gjithë kombëtarë e ndërkombëtarë. I ka mashtruar, tradhtuar, fyer dhe përdorur.
I duhet në arenë Basha për të luftuar me Berishën. I duhet që e gjithë vemendja të jetë tek kjo lufte, kështu i bën favor Berishës i cili po mbytet në SPAK dhe Ramës që i intereson luftë brenda PD.
Po ndryshe nga gaztori që sulmon SPAK, Basha e ka mbështetur dhe inkurajuar punën e saj. Basha kërkon hetimin e çdo politikani, Gaztori jo. Basha kërkon vetingun e politikanëve, Gaztori jo, Basha ka zgjedhur SHBA dhe Britaninë e Madhe ndërsa Gaztori zgjodhi Berishën
Kalimi i ylberit nuk e ndihmoj Gaztorin që po shuhet, po tretet, tashml ska asnjë vlerë, prandaj i duhet sërisht lufta mes Bashës dhe Berishës
Gaztori ka frikë të mbështesë Berishën përball drejtësisë.
Ai sot nuk di çfarë të bëjë, do i bashkohet protestës në mbrojtje të Berishës, apo do do mbështesë luftën kundër korrupsionit. Do distancohet dot nga Berisha që një Zot e di se si përfundoj në kthetrat e tij apo do të jetë në rrështin e përplasjes për hallin e tij. Këtyre pikëpyetjeve mund ti ndihmonte një përplasje Basha-Berisha të cilën ky i fundit e provokon shpesh. Kjo përplasje mund ta ndihmonte Gaztorin në pozicionin e tij, njësoj siç e paketoj Berisha betejën e tij kundë Bashës