6 shkurt 1967, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist ne botë.
U shkatërruan gjithsej 2169 institucione fetare. Prej tyre: 740 xhami, 608 kisha ortodokse e manastire, 157 kisha katolike, 530 teqe, tyrbe, mekame.
Iu vu kazma besimit në Zot dhe u zyrtarizua besimi vetëm në Parti.
Edhe pse lufta kishte filluar vite më parë, shkurti i ’67 ishte vetëm “kurorëzimi” i asaj nisme.
Nuk është për t’u habitur që sot, një pjesë e atyre që ishin më aktiv me rininë dhe mësimet e partisë së kohës, kanë ngelur po aq revolucionar të zjarrtë, me të njëjtën logjikë dhe narrativ.
Por një pjesë e shqiptarëve arritën ta mbrojnë dhe kultivojnë besimin tek e shenjta dhe hyjnorja, duke besuar, i kryer ritualet fetare dhe respektuar traditat e shenjta në fshehtësi.
Sado e madhe që ishte shtypja dhe presioni, sërish brenda njeriut, në thellësitë e tij, jetoi besimi tek Zoti dhe tek e mira./ Namir Lapardhaja