Shënim/ Lulzim Basha që duan demokratët dhe shqiptarët

Në seancën e sotme në Parlament, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shfaq jo si herët e tjera.

Një kombinim midis gjuhës agresive, argumenteve të forta e të pakontestueshme, por, mbi të gjitha, nëpërmjet shembullit të përballjes vetjake, Basha sot u shfaq jo vetëm në lartësinë e duhur, por atje ku shumë demokrat dhe shqiptarë duan ta shohin.

Ai i çori maskën pazarit mes PS-së dhe Rithemelimit të Berishës, hipokrizisë së të dyja palëve dhe talljes së tyre me shqiptarët, ndërkohë që u shfaq i qetë në artikulimet e tij përballë provokimeve jo vetëm nga kundështarët, por edhe nga ata që deri më dje ishin gati t’i bëheshin urë mbi të cilën do të shkelte këpuca e tij.

Por ftohtësia e Bashës në përballjen me ta është emblematike.

Ai është i qartë në gjithçka thotë dhe në gjithçka bën.

“Një reformë zgjedhore që t’i shërbejmë shqiptarëve, dhe jo kryetarëve të partive.” – është lajtmotivi i Lulzim Bashës.

Sigurisht që ai e di se lojën e pistë që po luhet në Parlament në kurriz të njerëzve, ai nuk mund ta ndalojë dot, por, nga ana tjetër, ai po bën betejën e tij së bashku me deputetët e tjerë të PD-së.

Është një betejë e drejtë, dinjitoze dhe inkurajuese për ta nxjerr PD-në nga situata ku ndodhet dhe për ta shndërruar atë në alternativë të besueshme.

Nuk do të jetë e lehtë, por Basha ka nisur atë që të gjithë kanë pritur prej tij.

Ai sot është më i qartë se kurrë, nuk është peng i asgjëje nga e kaluara dhe i çliruar prej çdo hezitimi.

Ka mbledhur dje Harkun Opozitar Euro-Atlantik, që ka nisur një rrugëtimi në formë orteku, duke u shumuar dhe zmadhuar gjatë rrugës dhe do të vijojë në një aleancë me këdo që do ndryshim dhe nuk do këtë “status quo”.

Praktikisht, po artikulon ato që njerëzit dhe shoqëria do të dëgjojë.

Shoqëria dhe poltika ka edhe zëra të tjerë që do të jenë të destinuar të ulen dhe të pozicionohen në të njëjtën llogore, sepse kjo ky do të bëhet në muajt e ardhshëm i vetmi imperativ i ndryshimit.

Pazarexhinjtë e politikës së vjetër dhe rrangallet e tranzicinin do të duken krejt të pavlerë përballë një aleance që i thërret shqiptarët të çohen nga kotja dhe të kërkojnë më shumë nga vetja dhe nga politikanët e tyre.

Rruga nuk është e lehtë, por as e pamundur.

Sot Lulzim Basha tregoi se ka të gjithë aftësitë dhe mundësitë për ta tërhequr lokomotivën e ndryshimit dhe të bëhet zëri i vërtetë i demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë./ Namir Lapardhaja

Exit mobile version