Shënim/ Një opozitë pa moral është e pabesueshme te njerëzit

Në dallim nga pushteti, opozita ka në dorë fjalën, të vërtetën dhe moralin.
Një ‘opozitë’ që ka përdhosur moralin, mohon në mbrëmje ato që ka thënë në mëngjes dhe fjalën e përdor vetëm për hallet e saj, nuk mund të shndërrohet kurrë në alternativë për njerëzit.
Dëmi më i madh që i bëhet kauzës opozitare është induktimi i idesë se nuk ka vlerë morali dhe e vërteta për sa kohë që ne mund ta shtyjmë me pazare.
Njerëzit e kuptojnë, ndaj ata nuk janë optimist, nuk entuziazmohen dhe nuk i bashkohen pakënaqësisë për të bërë ndryshimin.
PD nën drejtimin e Bashës ka bërë me dhjetra protesta madhështore dhe situata ka ngelur e pandryshuar.
Jo se Basha i shiste, siç thonë të marrët e sotëm që dje i lëpinin këpucët, sepse përndryshe edhe ndaj tyre do bjerë sot e njëjta akuzë, por sepse protestat e partive politike në situatën tonë nuk mund dhe nuk kanë arritur asnjëherë të shndërrohen në ortek popullor, që të mbledhë në radhët e saj edhe pakënaqësinë popullore.
Të vijosh me të njëjtën rrugë që i është parë shumë herë rezultati, është sikur të hipësh në Titanik pasi ke parë më parë filmin se si përfundon.
Kjo ‘opozitë’ e sotme është një përsëritje e zbehtë e asaj të djeshme veçse tashmë ndarja është e madhe dhe nuk ka asnjë shpresë.
Edhe protagonistët e dinë që betejnë e kanë me Bashën, ndaj mbrëmë nuk kërkonin rrëzimin e qeverisë, por Vulën e PD-së, sepse Ramës nuk i kërkonin të ikte, por negocionin pazarin të shpëtojnë nga radhët e tyre të akuzuarit për korrupsion nga drejtësia./Namir Lapardhaja

Artikulli paraprakPse Basha kërkon hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të UDB dhe KGB. Ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe i agjenturës sovjetike në Shqipëri.
Artikulli tjetërAmnistia penale/ “Skandal kombëtar”, Basha: Qeveria e Ramës propozoi lirimin e zyrtarëve të dënuar apo nën hetim