Shënim/ PD e Bashës, e vetmja forcë që sot thotë të vërtetën në Shqipëri

Veprimi i PS-së për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarët e dënuar për korrupsion nga Gjykata e Posaçme ishte tinëzar dhe i poshtër.
Mesazh i qartë ndaj sistemit të drejtësisë, që ju i dënoni dhe ne i falim.
Po aq i poshtër është edhe qëndrimi i asaj pjese të deputetëve që kanë vajtur poshtë Ballkonit të Berishës për të “shpëtuar karrierën e tyre” dhe për një karrige deputeti.
Janë pikërisht këta që për të mbajtur konfilktin ndezur në PD nuk merren me Edi Ramën dhe qeverinë, sepse betejën nuk e kanë me të, por mëngjes e mbrëmje merren me pjesën tjetër të PD-së, sepse të gjithë luftën e bëjnë për Vulën.
Ndryshe këta mund të quhen deputetët që vuajnë nga sindroma e Vulës.
Janë pikërisht ata deputetë që bën çmos për të bërë pazar me Edi Ramën për të përfituar nga amnistia dhe për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë, që dalin dhe hedhin më shumë baltë ndaj PD-së zyrtare.
Atë që duan ta bëjnë vetë, ia hedhin pjesës tjetër.
Rrugët janë të ndara, qëndrimet e prera!
PD është e qartë në kërkesën për të amnistuar të gjithë ata që kanë protestuar për të drejtat e tyre.
Madje, Basha shkoi edhe më tej për të mos lënë asnjë alibi, duke lënë të hapur mundësinë për t’u amnistuar edhe ata që i vajtën poshtë zyrës në 8 janar për ta nxjerr prej saj në mënyrë të dhunshme dhe të keqpërdorur.
Askush tjetër më shumë se sa PD sot nuk artikulon kaq qartë ato që kërkon dhe do të arrijë.
Mjafton të shihet vetëm se kush e mbështet dhe kush e sulmon SPAK-un për të kuptuar se kush ka hallet e veta dhe kush të njerëzve./ Namir Lapardhaja

Artikulli paraprakRestaurimi i një Kurani 100-vjeçar në Shqipëri
Artikulli tjetërRenditja e The ECONOMIST/ Jo në Gjermani! Ja ku janë qytetet më të shtrenjta të Evropës për qiramarrësit?