Shënim/ Përveçse në komunizëm, administrat shtetërore nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq shumë e politizuar

Përveçse në komunizëm, administrata shqiptare nuk ka qenë asnjëherë më shumë se sot e politizuar dhe më shumë e angazhuar në funksion të një partie politike, asaj në pushtet. I kanë mbushur të gjithë organizatat e Partisë Socialiste, duke filluar nga qeliza më e parëndësishme e deri te Asambletë e rretheve me punonjës të administratës. Mjafton t’u hedhësh një sy fotove dhe do shohësh aty të gjithë administratën lokale, duke filluar nga pastruesit, mësuesit, drejtuesit e shkollave e deri te drejtuesit e njësive vendore. Për të vijuar pastaj me ushtrinë, policinë e të gjithë institucionet që do duhet të ishin të depolitizuara. I gjithë shteti në funksion të pushtetit. Asnjë angazhim tjetër përveçse evidentimit të çdo vote dhe mbledhjes së tyre. Praktikisht, kemi rënie të shtetit. Vazhduesja e Partisë së Punës ka kthyer të njëjtat metoda për të kontrolluar me çdo mënyrë mbajtjen e pushtetit. Sistemi i patronazhimit nuk është gjë tjetër vetëm se kontrolli i votës nëpërmjet punonjësve të administratës. (Pa përmendur këtu, kontrollin dhe presionin nëpërmjet krimit të organizuar, sepse ajo vjen në një fazë të dytë, me afrimit e zgjedhjeve). Kushdo është i lirë të aderojë në partitë politike, por kush sheh të gjithë administratën të angazhuar, e cila e ka të ndaluar me ligj gjatë orarit zyrtar të punës, e kupton që ka diçka që nuk shkon dhe mban erë. Për të mos thënë pastaj për drejtuesit e shkollave që në këmbim të mbajtjes së vendit të punës, i mbushin si ‘trofe’ sallat partiake me nxënës shkollash. Pastaj vret mendjen se pse arsimi shkon për dreq në këtë vend. / Namir Lapardhaja

Artikulli paraprakProdhimi botëror i vajit të ullirit dhe situata e eksporteve të produkteve shqiptare
Artikulli tjetërIzraelitët dhe palestinezët, shpresë dhe drojë për marrëveshjen e armëpushimit