Shihni shfaqjen e shëmtuar ku e kanë futur veten deputetët e një opozite të tredhur nga maja e Ballkonit! Merren me një kalë të ngordhur politikisht si Ilir Beqaj, i cili është në ato kushte ku është vetëm si rezultat i firmës së Altin Dumanit, të cilët e mallkojnë dhe e anatemojnë mëngjes e mbrëmje, ndërkohë që nuk flasin asnjë fjalë për Benet Becin e Shkodrës, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka hapur një hetim, apo ndaj Jurgis Çyrbjes së Durrësit, i cili ka dëshmuar më së miri lidhshmërinë e pushtetit të Ramës me krimin dhe bandat.
Nuk flasin për Becin, sepse, pasi e fituan Shkodrën më 6 mars me votat e Tom Doshit, për të luftuar Bashën, ia shitën Benetit një vit më pas, sepse e shihnin si pjesë të klanit dhe tarafit të tyre korruptiv.
Ashtu sikurse nuk flasin asnjë fjalë për Çyrbjen dhe listën e përgjysmuar të Durrësit, sepse po të përmendin atë, u bie e gjithë retorika dhe sulmet e paprincipta ndaj Bashës, sikur i shiste zgjedhjet, ndërkohë që mjafton të marrësh votat e Durrësit, për të bërë diferencën dhe për të hedhur në erë të gjithë retorikën e gënjeshtërt.
Por për sa kohë që ekzistojnë faktet, aq më keq për faktet.
Kështu që nga gënjeshtrat vijnë, në mashtrime shkojnë.
Por sa do zgjasin kështu dhe për sa kohë do t’i manipulojnë demokratët me përrallat me xhaxhi Trumpin që do t’u heqë ‘non gratën’ dhe pastaj ta shohë Edi Rama se çdo t’i bëjnë?!/ Namir Lapardhaja