Shënim/ Rama bën bilancin e 2023, por shqiptarëve u ka humbur shpresa

Në aspektin politik, arritja më e madhe e Edi Ramës është humbja e shpresës së njerëzve dhe dekurajimi i ndryshimit.

Përballë një opozite të përçarë, duke u marrë me hallet e veta dhe me figura që mbizotërojnë tranzicionin shqiptar, Rama është në të drejtën e tij për ta shijuar këtë situatë.

E vërteta është se, një ditë përpara ndërrimit të viteve, Shqipëria është më e pashpresë se kurrë.

Asnjëherë më parë, ky vend s’ka qenë më i varfër, më i pasigurt, më pa entuziazëm.

Asnjëherë më parë dëshira e njerëzve nuk ka qenë kaq e madhe për t’u larguar nga sytë këmbëve.

Mjafton të hidhet një sy rrotull ose të shihet tek vetja dhe të krahasohet me vite të kaluara.

Këtij fundviti i mungon gjallëria, është monoton, i pashpresë dhe pa entuziazëm.

Një populli që i mungojnë këto është në gjendje kritike, klinike.

Rilindja doli një aksident i frikshëm me pasoja fatale.

Opozita është marrë peng nga Sali Berisha dhe është shndërruar në shërbestare të një njeriu, që duhet të ishte larguar me kohë nga politika, por që qëndron aty për ta bashkëndarë fatin e vet me fatin e opozitës, duke mos pasur asnjë shans dhe asnjë mundësi për të fituar.

Këtë e di edhe ai, edhe ata që i venë nga pas, por i gënjen mendja se, me kalimit e kohës, ngërçi do të zgjidhet vetvetiu.

Ka humbur shpresa për më mirë, që gjërat mund të përmirësohen, dhe e vetmja alternativë që do duhet me doemos ta ngjallë për të përmirësuar jetën e njerëzve, është Partia Demokratike.

Është misioni i saj në vitin 2024, jo vetëm të ringrihet dhe të tejkalojë agoninë, por të shndërrohet në një forcë të besueshme për shqiptarët.

Vetëm të dhënurit shpresë së njerëze, do t’u kthejë ngjyrat dhe besimin./ NL

 

Artikulli paraprakDyshimet për korrupsion/ Biseda se si të justifikoheshin faturat, zbardhen përgjimet e ish-ministrit Beqaj, përdorte telefonin e shoferit: Oferta s’ka rëndësi!
Artikulli tjetërVendoset masa e arrestit në shtëpi për Sali Berishën