Shënim/ Rama mundet me ide dhe argumente, jo me gjuhën e llamarintë të deputetëve qesharakë

Kush mendon se duke bërë show me miell apo duke u veshur si palaço cirku, do të tërheqi vëmendjen e njerëzve, duhet ta di se politika nuk është ‘reality show’, sepse po të jetë për një gjë të tillë vëmendje më të madhe merr Big Brother-i se sa Parlamenti.

Po ashtu, kush mendon se mund të rrëzojë Ramën me ‘formë’ dhe jo me ‘përmbajtje’, e ka gabim, sepse Rama është mjeshtër i dukjes dhe aftësia e tij propagandistike i bën që këta të “Rithemelimit” të duken si llamarina të ndryshkura përpara tij.

Por Edi Rama është thellësisht i korruptuar, qeveria e tij ka rënë, për shkak të skandaleve korruptive dhe ai sot nuk është duke artikuluar asnjë ide politike, ndaj ai mund të mundet dhe mund të vihet përballë vetëm me përmbajtje, me ide, me alternativë, duke u vënë përpara me fakte dhe me argumente, duke u thirrur për interpelacë dhe duke u bërë për një lekë, duke i nxjerr përpara shqiptarëve të gjithë të palarat e tij, duke dhënë propozime për ndryshime të kodit eletoral, që nuk e favorizon si ky aktuali, duke i dhënë pa nisur gara 5-6 deputetë në tavolinë, por duke barazuar votën për të gjitha partitë dhe të gjitha zonat elektorale.

Po të jetë për këta llamarinat që dalin dhe flasin me gjuhë të drunjtë, bërtasin e shajnë pa pikë etike, u hedhin miell gardistëve pa pikë respekti për veten, Rama ka jetëgjatësi në pushtet aq sa Zoti t’i japë ymër./ Namir Lapardhaja

Exit mobile version