Që shqiptarët kanë mijëra arsye për të protestuar dhe për t’u ngritur kundër kësaj qeverie, kjo është e padiskutueshme.
Edi Rama nuk duhet të iki sot nga pushteti, ai duhet të kishte ikur dje, sepse sot është shumë vonë, ndërsa nesër është shumë larg.
Por që mazhoranca të bjerë dhe që njerëzit të kenë arsye për t’u ngritur dhe për të reaguar, ata duhet të shohin përballë një alternativë dhe një kauzë të besueshme.
Kjo alternativë nuk mund të jetë Sali Berisha, ndërsa kauza nuk mund të jetë mbrojtja e tij përballë sistemit të drejtësisë.
Berisha dështoi t’i bind demokratët se çështja e tij është e drejtë dhe ia vlen për t’u ngritur.
Revulucioni nuk ndezi se i është lagur baruti.