Shënim/ Sa më shumë të qëndrojë Rama në pushtet, aq më shumë do largohen shqiptarët nga ky vend

Politika është mision. Që Shqipëria është sot në këtë gjendje, është pikërisht se politika nuk është parë si e tillë, por si një mundësi e shpejtë për t’u pasuruar dhe për të mbyllur disa punë personale. Me një polarizim ekstrem dhe me një media nën kontroll, sigurisht që edhe gjatë mund të rrish në politikë, edhe punët e tua mund t’i mbyllësh, madje edhe mund të pasurohesh. Veçse sërish në sytë e njerëzve shenjohesh si hajdutë, si i korruptuar, si i marrë peng nga interesa okulte. Të dalë sa të dojë Rama të flasë për ndershmëri, të flasë që nuk ka lidhje me bandat apo me të fortët, të thotë sa të dojë që drejtëinë në këtë vend e bëmë ne. Sërish askush nuk e beson. As të vetët nuk e besojnë. Mund ta votojnë, por e dinë që ato që ai thotë janë gënjeshtra.
Po çfarë rëndësie ka e vërteta kur ajo nuk na çon te pushteti, mund të pyes ndokush.
Sigurisht që ka shumë rëndësi, sepse ‘e morën’ Shqipërinë plot dhe e boshuan, i gjetën njerëzit plot shpresa dhe i vranë shpresën, ishin shqiptarët idealistë dhe i shndërruan në interesaxhinj të rëndomtë. Këto të këqia i ka shkaktuar politika këtij vendi. Veç të tjerash.
Për të mos folur për pabarazinë e madhe sociale dhe ekonomike mes një shtrese dhe një tjetre. Dhe kjo nuk ka ardhur si pasojë e tregut apo garës së lirë, por pikërisht si pasojë e mbështetjes klienteliste që qeveria i ka dhënë një grushti të vogël në kurriz të pjesës tjetër të njerëzve. Kjo ka shërbyer si ‘kapar’ dhe si ‘garanci’ edhe për gjasmeopozitën, e cila ‘kohet’ me lekët e korrupsionit qeveritar për të mbyllur gojën dhe për t’i blerë heshtjen. Dhe kështu janë të gjithë të lumtur. Rama vijon pushtetin, shqiptarët vijojnë të largohen nga vendi. Win-win./Nga Namir Lapardhaja

Artikulli paraprakLezha në prag të zgjedhjeve: Asfalt për vota apo investime për qytetarët?
Artikulli tjetërQeveria u fal taksat resorteve me 4-5 yje, Komisioni i Ekonomisë ‘vulos’ pazaret për oligarkët para zgjedhjeve