Edi Rama dhe Sali Berisha kanë ofruar përpara shqiptarëve një shfaqje teatrale në Parlament, ku veprimet dhe vendimet e tyre, në fakt, ndihmojnë për të fshehur raportin dhe marrëdhënien e tyre të fshehtë.
Ndonëse i kishin përjashtuar 23 deputetë të opozitës, në përputhje me rregulloren e Kuvendit, për shkak të dhunës së ushtruar një seancë më parë, në mënyrë të dyshimtë dhe aspak transparente, u hapën dyert dhe po të njëjtët deputetë u futën dhe bënë të njëjtën shfaqje.
Nga njëra ana, Revolucionit i duhet të justifikojë vetveten dhe të tregojë se ai po funksionon, duke krijuar idenë e konfliktit dhe të përplasjes, ndërsa, nga ana tjetër, Edi Ramës, i nevojiten këta deputetë, dhe veçanërisht Sali Berisha, tek i cili të fshehë dështimet e tij, ndërsa figurën e të cilit t’ua tregojë ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve si “gogoli” që kërkon ta zëvendësojë.
E gjithë kjo përveçse mban Edi Ramën në pushtet, nuk bën asnjë gjë tjetër.
Është e qartë që të Rama dhe Berisha kanë nevojë për njëri-tjetrin.
Pavarësisht skandaleve që kanë bërë pis qeverinë e Edi Ramës dhe akuzave ndaj Sali Berishës për korrupsion, ata vazhdojnë që në mënyra të ndryshme të mbështesin dhe të mbrojnë njëri-tjetrin.
Përveç kësaj, ndërsa përplasjet dhe tensionet në sytë e publikut duken si reale, në të vërtetë ato vihen në skenë për të fshehur problemet e gjithsecilit: Ramës së dështimit me pushtetin dhe Berishës me çështjen penale të hapur nga SPAK-u.
Një shembull i këtij pazari të fshehtë është leja e ndërtimit që iu dha njerëzve të afërt të familjes Berisha për të ndërtuar në mes të Tiranës kullën më të lartë në Ballkan.
Në përfundim, megjithë përplasjet e tyre publike, Rama dhe Berisha janë të lidhur ngushtësisht dhe kanë një marrëveshje të pa shpallur për të mbrojtur interesa të përbashkëta, sepse fundi politik i njërit i hap rrugë rënies së pakthim edhe të tjetrit.