Shënim/ Si duhet lexuar vendimi i Gjykatës së Lartë për PD-në?

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë prish vendimin e Apelit dhe ngarkon Gjykatën e Apelit me zgjidhjen në themel të Çështjes.

Nuk është as më shumë dhe as më pak, qëndrimi dhe kërkesa që PD-ja zyrtare ka mbajtur dhe ka kërkuar.

Gjatë shqyrtimit në Apel, Partia Demokratike kërkoi shqyrtimin në themel të çështjes dhe zgjidhjen përfundimtare të saj nga ajo gjykatë, gjë që nuk u mor parasysh.

Pikërisht ky vendim i Gjykatës së Lartë, krijon kushtet për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes.

Është për t’u ritheksuar se vendimi i sotëm nuk cenon në asnjë formë legjitimitetin (siglën, vulën, kryetarin e PD-së) dhe funksionimin e PD-së, e cila vijon riorganizimin e saj të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Artikulli paraprakVula dhe logo e PD, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rishqyrtim çështjen
Artikulli tjetërPrivilegje pas hekurave, BIRN: Të dënuarit VIP i kthejnë qelitë në apartamente private