Ndërkohë që Parlamenti është shndërruar në një arenë cirku, Lulzim Basha ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të flasë.
Shumë i kanë kërkuar këto kohë të bëhet pjesë e sherrnajës në radhët e demokratëve dhe të mbajë ndezur zjarrin e konfliktit, sepse koha i dha të drejtë, por heshtja e tij ka qenë emblematike.
Ndërsa një pjesë e demokratëve edhe mund të nervozohen nga kjo heshtje, Basha duhet të di diçka më tepër që të tjerët nuk e dinë, ndaj qetësia e tij është për t’u admiruar.
Veting dhe kontroll për politikanët, është shprehur Basha se ka depozituar në Parlament nismën e Partisë Demokratike.
“Përmes këtij ligji do bëhet e mundur që shqiptarëve t’u tregohen cilët janë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e që nuk i shërbejnë interesave qytetare.” – u shpreh më tej ai.
Kjo nismë e Lulzim Bashës është në vazhdën e dekriminalizimit, një ndër fitoret e mëdha të betejës së Partisë Demokratike, e cila vijon të japë rezultate edhe sot.
Vetingu dhe kontrolli i politikanëve do t’i japë fund lojës politike hipokrite 30-vjeçare sipas parimit ‘i yti mishin ta ha por kockën ta ruan’, njëkohësisht do të tregojë se cilët janë politikanët që janë të gatshëm të kontrollohen përsa i përket pasurisë dhe lidhjeve me elementet e botës së krimit.
Ky propozim i Lulzim Bashës dhe i Partisë Demokratike vjen në një kohë kur SPAK-u ka filluar hetimet ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, ish-zëvendëskryeministri i PS-së, Arben Ahmetaj, është në arrati dhe një radhë e gjatë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh janë në pritje për t’u paraqitur në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Se sa e sukseshme do të jetë kjo nismë e Bashës, ngelet për t’u parë.
Por ajo është një tregues se kemi të bëjmë me një politikan që është larg lojës së pistë politike, që bëhet për hallet personale, dhe është i gatshëm, ashtu siç e ka shprehur edhe disa herë, që Vetingu në politkë të fillojë me të.
Po të tjerët a janë gati ta pasojnë?