Njëzet e shtatë vite pas Vullnetarëve të Enverit dhe gjashtë vite përpara Vullnetarëve të Saliut, u shfaqën Vullnetarët e Saje Qorrit.
Një turmë e ububushme militantësh socialistë rrethoi shtëpinë e kryetarit të PS-së së Tiranës, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Saje Qorrit, në solidarizim me të pas akuzave të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe masës “arrest shtëpie” të së njëjtës gjykatë.
Qorri kishte bërë atë që asnjë ministër i Brendshëm i tranzicionit nuk e kishte bërë: u kishte lënë në përdorim kushërinjve të tij trafikantë makinën Audi AA 003 GB, çka bënte që kushërinjve mafjozë t’u hapeshin të gjitha dyert dhe dritaret për trafikimin e lëndëve narkotike.
Lukunia e militantëve jo vetëm që nuk pyeste për akuzat ndaj tij, në ishin apo nuk ishin të vërteta, por, mbi të gjitha, asaj as që i bëhej vonë për ligj dhe shtet.
Sepse turma është e verbër. Ajo nuk sheh dhe nuk dëgjon. Ajo manipulohet nga fije të padukshme, që përfitojnë nga manipulimi i saj.
Pavarësisht kësaj, vlen të përmendet se rasti i Saje Qorrit mund të analizohet për një detaj tjetër: firimi i mbështetësve. Ajo që, në fakt, i ndodhi edhe Vullnetarëve të Enverit me kalimin e kohës.
Kur ai iku nga ministër i Brendshëm, i gjithë institucioni, madje një grumbull i madh policësh, e përcollën me një banderolë gjigante, ku shkruhej: Faleminderit Saimir Tahiri!
Kur gjykata dhe masën e arrestit shtëpiak, ai u prit dhe u mbështet nga një turmë militantësh socialistë.
Dhe kur Gjykata dha vendimin e dënimit të tij me burg, ishte i pranishëm vetëm avokati i tij, i cili i kërkoi Visos dy paketa.
Kështu ndodh me militantizmin e verbër dhe të shurdhër. Pas manipulimit dhe përdorimit, vjen harresa.
Në fillim, ndodh vakia, pastaj organizohen të tretat, më pas të shtatat, të dyzetat, dhe në fund harrohet.
Urojmë që të jetë “Visua” për dy paketa ditën e shpalljes së vendimit!/ NL